Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë të vjetër në Mamurras, në pronësi të shtetasit Gjelosh Vuksani dhe që ishte marrë me qira nga shtetasi L.M. u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1450 kg kanabis sativa në proces përpunimi dhe tharjeje.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pushkë, 1granatë dore, 1 automatik, fishekë, ventilatorë për përpunim droge, dylbi, kamera vëzhgimi si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të procesit të tharjes së bimëve narkotike.
Janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 6 shtetas, të gjithë banues në Mamurras:
– Gentian Pepmarku, 20 vjeç
– Artan Sallaku, 35 vjeç
– Kejvin Tuga, 18 vjeç
– Edmir Diva, 28 vjeç
– Osman Morina , 67 vjeç
– Gjelosh Vuksani , 53 vjeç
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.M. 34 vjeç, banues në Mamurras.
Top Channel