Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe, AKU bllokon 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule
Ofrimi gjithnjë e më tepër i shërbimeve publike në mënyrë elektronike shtroi nevojën e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik. Ministrja e Inovacionit nga qyteti i Elbasanit bëri një demonstrim se si qytetarët mund të marrin dhe përdorin shërbimin eletronik.
Ministrja Harito tha se zhvillimet teknologjike bëjnë të mundur evitimin e radhëve, burokracive dhe korrupsionit. “Vetëm përmes disa klikimeve të thejshta dhe nënshkrimit online ju do të mund të merrni shumë shpejt shërbimin e kërkuar”, tha Harito.
Rreth 280 shërbime të portalit “e-Albania” janë tashmë të mundura elektronikisht. Pritet që së shpejti edhe shërbimet që ofrojnë bashkitë të bëhen të mundura në të njëjtën mënyrë, për të ndihmuar sodimos qytetrarët nga njësitë e largëta administrative.
Top Channel