Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, denoncoi atë që e quajti “politikë armiqësore” të qeverisë ndaj maturantëve.
“Nuk ka pasur në këto 26 vite nisje më të trishtë të universitetit sesa sot. I lanë bosh gjysmën e auditorëve për shkak të politikës armiqësore me maturantët. Gjysma e këtyre 18-vjeçarëve ëndërrimtarë e idealistë janë rrugëve, ende pa përgjigje, në pritje të tepricave që do të lërë reforma e Edi Ramës. Po para kësaj, ata e të gjithë maturantët e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin në dorën e meritës e aftësive, mundit e djersës, por nën masën arbitrare, skandaloze të Edi Ramës, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojës”, shkruan Basha.
“Dekani i Ekonomikut në UT thotë se maturantët më të mirë kanë bërë zgjedhje nën presion, ose tek privati, ose në degë jo me emër, nga dëshpërimi për të mos humbur krejtësisht 3 vitet e maturës. Dramë e madhe. Nuk ka si quhet ndryshe kjo e Edi Ramës që vazhdon ta pompojë si sukses”, shtoi kreu i PD-së.
Top Channel