Basha: U kap droga e Artur Bushit

18/10/2016 22:10

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi pas lajmit të një operacioni antidrogë në Derven të Krujës, ku mendohet se janë sekuestruar rreth 1 ton kanabis sativa në disa magazina.

Edhe pse Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi këtë operacion, i pari që ka reaguar ka qenë kreu demokrat Lulzim Basha.

“1.2 ton drogë të Artur Bushit u kapën sot falë punës së përbashkët të SHISH-it dhe Prokurorisë. Përgëzoj dhe falenderoj punonjësit me integritet dhe kurajo të këtyre dy institucioneve”, shkruan Basha, i cili nuk përmend në asnjë rresht Policinë e Shtetit.

Në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga 6 persona. Operacioni në fjalë është iniciuar pas informacioneve operative dhe më pas Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur menjëherë hetimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA