
Edhe pas fillimit të fazës së dytë të regjistrimit në fakultete, më shumë se gjysma e kuotave janë ende të paplotësuara.
Kryeministri Edi Rama tha se procesi mori formë të re këtë vit dhe po jep rezultatet e tij duke i dhënë të drejtën e shkollimit çdo kandidati që e meriton dhe mbi të gjitha pa lënë jashtë universitetit askënd që e meriton.
“Janë thuajse më shumë se gjysma e kuotave që mbeten të lira dhe vija e kuqe që është përcaktuar sesi do të ulet për të përfshirë të gjithë ata që nuk kanë fituar në raundin e parë dhe as në të dytin, do të garantojë që të gjitha kuotat e përcaktuara të plotësohen”, u shpreh Rama.
Transparenca, sipas kryeministrit është elementi i shtuar në procesin e hyrjes ne universitet.
“Procesi ishte po kaq i gjatë edhe vitet e tjera, por ishte jotransparent, zhvillohej jashtë vëmendjes së maturantëve, prindërve, trupës dhe të gjithë prisnin rezultatet në fund të tetorit”, tha ai.
Top Channel