Listë notash të falsifikuar, pezullohet nga detyra zyrtari i burgut të Drenovës

13/10/2016 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka pezulluar nga detyra përgjegjësin e burimeve njerëzore të Burgut të Drenovës, Orgest Lifo, menjëherë pas lajmit në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se ka autorizuar një kontroll të detajuar të dokumentacionit të paraqitur nga Lifo për rekrutimin në sistemin e burgjeve.

Në puntatën e të mërkurës “Fiks Fare” publikoi se një zyrtar i lartë i burgut të Drenovës figuron me listë notash të falsifikuar. “Fiks Fare” ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut figuron me dy numra amze dhe dy lista notash.

Top Channel