Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar sërish probleme në bashkinë e Durrësit.
Shumë akse rrugore, kryesisht kryqëzime te rëndësishme rrugësh u gjendën nën pushtetin e ujit duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe dëmtuar aktivitetin ditor të bizneseve që veprojnë buzë rrugëve.
Gjatë gjithë ditës dhe në mbrëmje vonë, situata kaka qenë më problematike në lagjet 1, 5, 8, 16, 18 si dhe në Shkozet, Plazh e ish- Kënetë.
Edhe pse hidrovori ka punuar me kapacitet të plotë, sasia e madhe e ujit nuk është arritur të mbahet nën kontroll. Gjendja e amortizuar e rrjetit kullues si dhe ndërhyrjet e paligjshme mbi kolektorë ndikojnë në tërheqjen me vështirësi të ujërave në pjesën më të madhe të territorit të bashkisë.
Top Channel