
Gjatë një ceremonie në Pallatin e Kulturës në Kamëz, Lëviz Albania shpalli projektet fituese të thirrjes së 2-të për aplikime. Fitues dolën 19 projekte, 13 të propozuara prej organizatave jo fitimprurëse dhe 6 të propozuara nga individë.
Kryetari i bordit të granteve, Andi Dobrushi, u shpreh se, tashmë angazhohen një spektër me i gjërë aktorësh të shoqërisë civile.
”Thirrja e dytë tregoi interesin në rritje ndaj këtij projekti dhe sidomos ka një rritje të numrit të aplikantëve individë, krahasur me aplikantët organizata. Pavarësisht vështirësive në finalizimin e projekteve konkrete dhe cilësore tregon vullnetin e të rinjve për të ndryshuar situatën ku ndodhen”, u shpreh Dobrushi.
Nga këto projekte synohet të forcohet demokracia vendore, rritja e transparencës së vendimarrjeve të të zgjedhurve vendorë, si dhe zbatimi e ligjit për të drejtën e informimit.
Top Channel