Jetimët kërkojnë strehim

03/10/2016 00:00

23 familje në të cilat kryefamiljari ka statusin e jetimit dhe që prej vitesh janë strehuar në konviktet e shkollës së Mesme Hoteleri-Turizëm, duhet t’i lënë këto ambiente brenda datës 20 tetor.

Këto familje janë vizituar nga Avokati i Popullit dhe përfqësues të shoqërise civile, të cilët thonë se po monitorojnë procesin e largimit, pasi për ta duhet ofruar më parë zgjidhje për strehim .

“Është legjitime që shkolla të rikonstruktohet dhe të shndërrohet në funksionin e saj primar dhe ju të jetoni në kushte të tjera, por asnjë dëbim nuk duhet bërë pa u zbatuar kriteret dhe standardet ndërkombëtare në rastin e dëbimeve. Aktorët duhet të gjejnë zgjidhje dhe të zbatojnë procedurat ligjore përkatëse dhe standardet ndërkombëtare, që këtu çdo lëvizje e qyterarëve të kryhet duke siguruar më përpara një strehim të përshtatshëm dhe dinjitoz”, u shpreh Avokati i Popullit.

Burime nga Bashkia Tiranës thonë se 23 familjet që do të largohen nga ambientet e konviktit do të trajtohen me bonus qiraje deri sa emrat e tyre të përfshihen në listat e përfituesve të banesave sociale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta