“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Të martën Google pritet që të prezantojë dy telefona të rinj, për të cilët pak ka mbetur pa u mësuar nga të interesuarit dhe publiku.
Një kompani britanike publikoi gabimisht dhe më pas e fshiu menjëherë, lajmin që njoftonte furnizimin e ri me dy telefona të rinj nga Google.
Bëhet fjalë për dy modele të quajtur Pixel. Pixel i thjeshtë do të jetë 5 polësh, ndërsa Pixel XL, 5.5 polësh.
Nëpër forumet teknologjike dhe rrjetet sociale kjo është interpretuar si heqje dorë e Google nga brandi Nexus, tek i cili ka investuar prej vitesh tashmë. Në vend të tyre, nga nesër do të jetë Pixel.
Por cilat janë avantazhet e këtyre pajisjeve? “9to5Google”, forum i njohur për informacionet që nxjerr në lidhje me kompaninë amerikane, thotë se Pixel do të ketë versionin e fundit të sistemit të operimit Android, njohje dhe zhbllokim përmes gjurmës së gishtërinjve dhe kamera më cilësore se Nexus.
I njëjti forum shkruan se avantazhet më të mëdha për përdoruesit lidhen me shërbimet që do të ofrohen përmes kësaj pajisje. Përmes kësaj do të ofrohet hapësirë e pakufizuar për të ruajtur foto dhe video, që nuk do të ruhen në memorien fizike të telefonit, por në shërbimet virtuale që ofron Google.
Top Channel