Nga Vau i Dejës, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar Edi Ramën si tradhtarin më të madh të shqiptarëve.
“A ka tradhti më të madhe se sa të vish në pushtet duke përdorur si kalë beteje ndalimin e importit të mbetjeve dhe në momentin më të parë t’i kthesh kurrizin e të rikthesh mbetjet dhe ata që dje i quajte heronj t’i quash sharlatanë? A ka tradhti më të madhe sesa t’i premtosh popullit se do t’u ulen taksat dhe i rrit taksat? A ka tradhti më të madhe ndaj popullit t’i premtosh se do përmirësosh qeverisjen dhe t’i vesh kriminelët në qafë? A ka tradhti më të madhe për popullin se sa të marrësh milionat, miliardat e buxhetit që i vjel me taksat e rritura, me faturat e rritura, t’i marrësh të gjitha për vete dhe për një grusht biznesmenësh hajdutë dhe popullin ta lësh para tre alternativave: varfëri absolute, burg ose emigracion. A ka tradhti më të madhe se sa të skllavërosh popullin tënd me të keqen më të madhe që ka njohur ky vend, që ka njohur jo pak marrëzi, që është mbjellja, kultivimi dhe trafiku i drogës?”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, sot Edi Rama nuk ka asnjë bilanc, asnjë premtim të mbajtur, ka veç keqqeverisje, varfëri dhe mjerim.
Top Channel