
Argjiro Fest ka mirëpritur në Gjirokastër mijëra vizitorë që do të ndjekin nga afër festën 3-ditore të folkut dhe artizanatit.
Eventi i organizuar në ditët e trashëgimisë ka mbushur me ngjyra pazarin karakteristik të qytetit. Fillimisht qyteti i dha mirseardhjen paradës së kostumeve të grupeve që do të marrin pjesë në festival.
Kryetarja e bashkisë Zamira Rami tha se festa përveçse i jep jetë qytetit promovon këtë pasuri të trashëgimisë botërore.
Në Panair spikat larmia e produkteve , gjeografia e tyre, materialet e përdorura dhe rizgjimi i traditës për t’i sjellë ato sa më origjinale.
Në mbrëmje grupet folklorike të Gjirokastrës, Kosovës dhe Maqedonisë u bënë pjesë e skenës së odeonit të Argjiro Fest. Ilir Lluri organizator i festivalit sqaron se festa përshkohetnga riti i bukës, kripës dhe këngës.
3 ditët e Argjiro Fest do të jenë të mbushura me evente kulturore, si ekspozita fotografike, ekspozita ndërkombëtare te kostumeve të grupeve pjesëmarrëse në festival, maratona simbolike nëpër monumente.
Top Channel