
Këshilli i Europës ka rrëzuar tre kandidaturat e qeveria shqiptare për gjyqtarë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.
Ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe juristi Gent Ibrahimi janë paraqitur për të dhënë intervistën, por Këshilli ka vendosur që të mos i intervistoi duke mos dhënë asnjë shpjegim.
Burime nga qeveria thanë për Top Channel se nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e Strasburgut në raport me ngërçin në të cilën ndodhet procesi i përzgjedhjes së kandidatit shqiptar për anëtar të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.
Në ditët e ardhshme pritet jo vetëm një qëndrim zyrtar i palëve, por edhe hapat e mëtejshme që do të ndërmerren për të çuar përpara procesin.
Top Channel