Serbët e Bosnjes votuan me shumicë dërrmuese për të mbajtur 9 janarin si ditë pushimi kombëtar, duke sfiduar hapur Gjykatën Kushtetuese të vendit. Ndërsa janë numëruar rreth 80% e votave, raportohet se 99,8% e serbëve të Bosnjes votuan duke mbështetetur ditën e pushimit.
Më herët, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se 9 janari nuk duhej mbajtur si ditë pushimi sepse diskriminonte myslimanët e Bosnjes dhe katolikët kroatë. Më 9 janar 1992, serbët shpallën krijimin e shtetit të tyre brenda Bosnjes dhe kjo shkaktoi një konflikt etnik që i kushtoi jetën rreth 100 000 njerëzve.
Mbi 1.2 milionë njerëz kishin të drejtën e votës dhe sipas autoriteteve, pjesmarrja ishte 56%. Presidenti i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik tha se referendumi do të hyjë në histori si dita e vendosmërisë serbe. Analistët thonë se pavarësisht rezultatit, vetë referendumi ka dëmtuar raportet entnike në Bosnje dhe gjithashtu besueshmërinë e zyrtarëve ndërkombëtarë që ende mbikqyrin vendin.
Milorad Dodik, duke organizuar referendumin, injoroi jo vetëm Gjykatën Kushtetuese, por edhe presionin e Bashkimit Evropian, atë të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, madje edhe të Serbisë. Lëvizja e Dodik është cilësuar si një kërcënim për marrëveshjen e paqes së Dejtonit që i dha fund konfliktit në vitin 1995.
Ekspertë të ndryshëm thonë se kjo ka shtuar shtetësimin se Dodik mund të vazhdojë me planet e paraljamëruara për të një referendum ndarjeje.
Top Channel