Importi i mbetjeve; Ahmetaj: Së shpejti ligji që garanton kontrollin e publikut

25/09/2016 00:00

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, vizitoi një fabrikë riciklimi, e cila sipas pronarit të saj punon me vetëm 20 për qind të kapacitetit për shkak të mungesës së lëndës së parë.

Kreu i financave tha se ligji i i miratuar pak ditë më parë nuk është i njëjtë me atë që u anulua në vitin 2013.

“Ligji që ne kaluam para disa ditësh ka disa ndryshime thelbësore nga ai që frenuam në 2013-n. Pra jo depozitim, jo djegie, lëndë e parë, import i kufizuar për ata që prodhojnë. I lidhur me kapacitetet prodhuese”, shprehet Ahmetaj.

Ahmetajt bëri të ditur së shpejti qeveria do të kalojë një vendim që rrit edhe më shumë garancitë për publikun .

“Ne kemi kufizuar edhe hyrjen e mbetjeve në 3 pika doganore. Ku realisht shumë shpejt do të kalojmë edhe një vendim qeverie në përputhje me ligjin, ku grupe ambientalistësh apo njësi ambientalistësh, siç ndodh në gjithë botën, mund të vijnë të certifikojë  importin vetë”, shton Ahmetaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta