Tentoi të kalojë 22 afganë në Kosovës, arrestohet 35 vjeçari

23/09/2016 00:00

22 shtetas afganë u gjetën nga policia duke u transportuar me një automjet furgon në drejtim të Kosovës.

Policia vuri në pranga shtetasin Flamur Hajdaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i frugonit me të cilën po transportoheshin shtetasit afganë.

Policia bën të ditur se arrestimi i shtetasit u bë pasi nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Kukës,  në  rrugën e  Kombit,  në Fushë-Dukagjin, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, u  kap në flagrancë, duke transportuar 22 shtetas Afganë,  me automjetin tip “Fugon”, me targa AA060GT, i cili  nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonte për në Kosovë, kundrejt fitimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta