
Pas 32 vitesh, futet lënda e gjuhës shqipe në shkollat e mesme, si fillim në klasat e dhjeta.
Gjimnazistët do të bëjnë 2 orë në javë gjuhë shqipe, me qëllim nxënien e rregullave drejtshkrimore dhe ato gramatikore, pasi është konstatuar mungesë e theksuar e respektimit të tyre edhe në radhët e vetë intelektualëve dhe studentëve, pa llogaritur më pas të tjerët që shkruajnë keq gjuhën shqipe.
Erida Koleci, specialiste në Ministrinë e Arsimit, tha: “Ka qenë kërkesë e universiteteve, por edhe në opinonin publik perceptohet që gjuha shqipe nuk është përvetësuar siç duhet. Nxënësit sot shkruajnë me gabime”.
Edhe letërsia do të marrë rëndësinë e duhur, me dy orë në javë, madje, sipas Kolecit, gjimnazistët do të mund të bëjnë në shkollë letërsi të avancuar, çka mund t’i shërbejë atyre që duan të vijojnë studimet për Gjuhë-Letërsi, Gazetari e të tjera.
Top Channel