Durrës, sekuestrohen 300 kg kanabis në një banesë

22/09/2016 09:20

Në Ishëm të Durrësit janë sekuestruar 300 kg kanabis sativa, që ishin sistemuar në një banesë dhe ishin gati për pastrim, tharje dhe magazinim.

Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit B.A., në fshatin Rrotull. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasit B.A., 47 vjeç, banues në fshatin Kërtushaj-Ishëm dhe filloi proçedimi penal në ngarkim të shtetasit A.Ll., 32 vjeç, banues në Hamallaj.

Ky i fundit është kapur me një mjet furgon, me targa AA 039 BK, me 13 shtetas të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e shtetasit B.A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA