U kapën me 2 kg drogë, mbi 11 vjet burg familjes
21/09/2016 00:00
11 vjet e 4 muaj burgim ka dhënë Gjykata e Tiranës ndaj tre anëtarëve të familjes Llani, të cilët u shpallën fajtorë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Kryefamiljarit Selim Llani dhe dy djemëve Sadik dhe Klevin Llani u janë gjetur në banesën e tyre në Paskuqan mbi 1 kilogram heroinë dhe 1 kilogram kanabis sativa.
Droga u gjet pasi më parë policia kishte kapur shtetasin Maksim Plaku, i cili kishte blerë heroinë tek familja Llani dhe në momentin e ndalimit e gëlltiti drogën së bashku me paketimin.
Për këtë veprim ndaj tij gjykata dha dënimin me 20 ditë burg për akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Top Channel