Rreth 4 mijë emigrante janë evakuuar nga kampi Moria në ishullin grek të Lesbos, pasi një zjarr i madh shkatërroi tendat e tyre dhe strehat ku prej muajsh qëndronin.

Sipas policisë greke nuk ka persona të plagosur dhe ata po investigojnë shkakun e zjarrit.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, rreth 5600 refugjatë jetojnë momentalisht në Lesbos, ndërkohë që kapaciteti i ishullit për të strehuar refugjatë është 3600.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta