
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Luigj Bludaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Gjokë Arra 4 ditë më parë në Dukagjin, për një konflikt për çështje prone.
Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, me kërkesë të avokatit mbrojtës. Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar masë “aresti me burg” për të dyshuarin për vrasje, ndërsa mbrotja ka kërkur që të merret parasysh fakti që klienti i tij është vetëdorëzuar.
Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e organit të akuzës duke dhënë masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin Bludaj, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “vrasjes” dhe “armëbajtjes pa leje”.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen vazhdojnë kërkimet për vëllain e të arrestuarit, 37-vjeçarin Çesk Bludaj, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.
Top Channel