Kavajë, tenton të kalojë superstradën, përplaset për vdekje
19/09/2016 00:00
Një person që tentoi të kalojë mes për mes superstradës në Kryeluz të Kavajës është goditur nga një mjet. I aksidentuari ka humbur jetën menjëherë për shkak të goditjes fatale.
Ai ka përfunduar shumë metra larg, ndërsa mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke identifikuar viktimën, që është banor i zonës, ndërsa ka nisur kërkimet për mjetin që shkaktoi aksidentin.
Top Channel