Vjedhje në kriptomonedha/ Çiftit i zhduken 315 mijë dollarë, fondet shfaqen por janë të bllokuara
Tre prodhues të famshëm lodrash dhe një televizon për fëmijë janë penalizuar pasi grumbullonin të dhëna për të miturit që vizitonin uebsajtet e tyre.
Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut bëri të ditur se 4 kompanitë e përfshira kishin rënë dakord të paguanin një gjobë prej 835 mijë dollarësh.
SHBA ndalon faqet online që i drejtohen grupmoshës nën 13-vjeç të mbledhin informacione personale për ta pa lejen e prindërve të tyre. Ndërkohë vazhdon hetimi për uebfaqet e tjera.
“Tani fëmijët jetojnë online dhe ne duhet të mbajmë nën kontroll internetin në të njëjtën mënyrë siç patrullojmë rrugët”, ishin fjalët e Eric Schneiderman, i cili shtoi se asnjë fëmijë nuk do të kishte një dosje e cila më vonë do të mund të përdorej për t’i mashtruar ata.
Kompanitë e përfshira janë, “Matel”, “Viacom”, “Hasbro” dhe “Jumpstar”.
Firmat kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje për të skanuar uebfaqet e tyre për teknologji të grumbullimit të të dhënave në të ardhmen, për shmangien e përsëritjes së praktikave të paligjshme.
Top Channel