SHBA-Kinë/ Mesazhe pozitive pas “armëpushimit” të liderëve Trump dhe Xi, Pekini vendos pezullimin e tarifës 24% Parisi më shumë është i famshëm për bulevardet e gjëra dhe sheshet elegante sesa për rrugët e mbytura nga trafiku.
Por autoritet lokale mendojnë se dyndja e madhe në brigjet e Senës dëmton trafikun dhe shëndetin e banorëve të qytetit. Me këtë arsyetim, kryetarja e bashkisë Anne Hidalgo premton të kthejë në pedonale një rrugë të viteve ‘60 që kalon pranë lumit të famshëm e të krijojë një park publik duke ndaluar kështu kalimin e makinave paralele me argjinaturat.
Plani i Hidalgos nuk vonoi të ngjallte reagimin e automobilistëve, të cilët argumentojnë se në këtë mënyrë, trafiku në zemër të Parisit do të rëndohet akoma më shumë, ndërsa presioni mbi rrugët alternative, do të shtohet.
“Që tani, nyjet e trafikut janë më të mëdha dhe mbyllja e kalimit pranë brigjeve të lumit do ta përkeqësojë akoma më shumë situatën”, u shpreh një taksist.
“Po tallen më duket, se s’ka mundësi. Në Paris makinat sa vijnë e shtohen, nuk punojmë dot. Të duhen tre orë që të shkosh në punë”, shprehet një tjetër qytetar.
Rruga në fjalë mbyllet për disa jave gjatë periudhës së verës, kur zona kthehet në një plazh të improvizuar me ranishte e shezlonge. Këtë vit, përdorimi i saj në këtë mënyrë zgjati deri në 4 shtator, ndërsa rruga ende nuk është hapur për trafikun.
Top Channel