Reliket e Nënë Terezës në basilikatën “San Giovanni”

05/09/2016 00:00

Reliket e “Nënë Terezën” mbërritën pasditen e së hënës në “Basilica di San Giovanni” in Laterano, ku dy motra të saj, i vendosën ato në krah të altarit.

Në një intervistë për Top Channel, Ipeshkvi i kësaj Basilike, tregon rëndësinë e këtyre relikeve.

“Pas kanonizimit madhështor të djeshëm, meshës së falenderimit, ky është një ‎moment që zgjatet gëzimi i ceremonisë. I jepet mundësia njerëzve që të shohin nga afër dhe të luten përpara një relike shumë të rëndësishme, siç është ajo e gjakut të Nënë Terezës, sepse në mentalitetin e Biblës, gjuhën e Biblës, gjaku tregon jetën. Kjo është një relike shumë e rëndësishme sepse na çon në shenjën që tregon jetën që Nënë Tereza kaloi si Nëna e bashkimit, gjaku që ajo i dha të varfërve, duke parë tek ta fytyrën e Krishtit. Duke ja dhënë atyre gjakun, ajo ja dha Krishtit”, shprehet Ipeshkvi, Luca Brandolin.

Gjithashtu, ai i drejtoi dhe një mesazh të gjithë shqiptarëve, të cilët duhet të jenë krenar për shenjtin e tyre.

“Shqiptarët të jenë krenar që kanë një shenjt e klasit të parë, pra shumë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, dashuria ndaj kësaj shenjtore kërkon që të imitohet në dashurinë për të varfrit dhe në dhënien e jetës për Zotin”, thotë Ipeshkvi, Luca Brandolin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA