
Agjentët e anti-drogës në Drejtorinë e Policisë së Korçës kanë sekuestruar këtë të mërkurë 18 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe kanë arrestuar poseduesin e saj.
Sipas një njoftimi për shtzp, personi i arrestuar është shtetasi Elton Beko, 37 vjeç, banues në fshatin Ravonik të Korçës.
Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, blutë e Korçës kanë bërë një kontroll në stallën e bagëtive të banesës së këtij shtetasi dhe kanë gjetur kanabisin.
Lënda narkotike është gjetur e fshehur në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë, e ndarë në 3 pako të mbështjella me letër ngjitëse.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të çështjes, shtojnë më tej burimet policore.
Top Channel