Kolonjë, asgjësohen 17 550 bimë kanabis
23/08/2016 10:55
Pas një operacioni antikanabis në rrethin e Kolonjës, në një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 17.550 bimë kanabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, duke u shkulur, prerë si dhe me anë të djegies me zjarr.
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Top Channel