Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Policia ka përsëritur thirrjet drejtuar Partisë Demokratike që t’i drejtohet Prokurorisë për çdo pretendim që ka ndaj punës së uniformave blu.
“Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik Partia Demokratike opinioni ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj. Përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Policia thotë se nuk ka asnjë tërheqje në luftën kundër paligjshmërisë.
“ Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t’i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik”, thuhet në reagimin e Policisë.
Reagimi i Policisë u bë pas deklaratës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili tha se denoncimet e PD për inkriminimin e policisë bazohen në informacione, sipas tij, të marra nga shërbimet partnere.
Top Channel