Mallakastër, asgjësohen 4000 bimë narkotike

29/07/2016 08:20

Policia ka asgjësuar 4000 bimë narkotike dhe 1500 degë kanabis sativa në proces tharjeje, si dhe ka arrestuar një shtetas. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Bedri Alla, banues në fshatin Portëz të Fierit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë tek një parcelë e mbjellë me lëndë narkotike. Konkretisht, në fshatin Aranitas të Mallakastrës, në vendin e quajtur “Përroi i Çekut”, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4000 bimë narkotike kanabis si dhe u gjetën 1500 degë të varura në një tendë për t’u tharë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA