Fotografi Nick Brandt solli fotot e frikshme nga liqeni afrikan që i nguros gjallesat.

Liqeni Natron, në Tanzani të Afrikës është i cekët, por aq i kripur dhe i nxehtë, sa temperatura e ujit arrin deri në 60 gradë celsius. Mineralet e shumta që krijohen dhe sasia e lartë e kripës e çojnë nivelin e pH deri në 10.5. Karbonati i natriumit që krijohet si pasojë, është e njëjta lëndë që përdorej në Egjiptin e lashtë për të ruajtur mumjet.

Këtu kjo lëndë krijohet natyrshëm dhe disa kafshëve u digjen sytë dhe lëkura, aq sa e kanë të pamundur të qëndrojnë. Ato që kanë fatin e keq të ngordhin aty, nuk do të dekompozohen lehtë, por do ta kenë trupin të mumifikuar për shumë kohë, si skulptura të frikshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, liqeni merr dhe një ngjyrë të kuqe, si prej gjaku. (Foto 5-6-7)

FOTO GALERI
1/7
Liqeni krijon lëndën që përdornin egjiptianët për mumjet.

Top Channel