
Ka qenë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij në automjet, por kjo nuk e ka penguar drejtuesin që të bëjë një parakalim që ka rezultuar me pasoja të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Bulgarec, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur burrë e grua dhe 3 fëmijët e tyre.
Forcat e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre në spitalin më të afërt, ndërsa kanë konstatuar se aksidenti ka ndodhur pikërisht për shkak të parakalimit të gabuar, që ka bërë që automjeti të përfundojë në një kanal.
Mësohet se dy prej personave që janë lënduar më tepër janë nëna dhe një vajzë, ndërsa 3 të tjerët kanë marrë dëmtime të lehta janë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel