Video/ Mike Waltz bën pompa me marinsat në vizitë zyrtare në Gjenevë, Ambasadori amerikan tregon gatishmërinë fizike si pjesë të lidershipit Edhe pse për momentin nuk mund të pohohet me siguri radikalizimi i tij, adoleshenti afgan, përgjegjës për episodin që tronditi mbrëmjen e djeshme opinionin publik gjerman duket të ketë qenë i frymëzuar nga ideologjia ekstremiste.
Në dhomën e 17-vjeçarit, autoritetet gjetën një flamur të Shtetit Islamik, e sipas njërit prej dëshmitarëve në trenin e kthyer në skenë horror, i riu gjatë goditjes së disa personave me thikë e sëpatë, ka thirrur “Allahu Akbar”! Agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me ISIS-in, pretendon se i riu ishte luftëtar i grupit xhihadist.
Nga sulmi i ndodhur në Wurzburg u lënduan rëndë tre pjesëtarë të një grupi nga Hong Kongu, ndërsa një i katërt ka plagë më të lehta. 14 udhëtarë të tjerë janë në gjendje shoku. Nga sa pohoi ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann agresori u qëllua për vdekje në kohën kur po tentonte të largohej nga vendngjarja.
Të plagosurit besohet të jenë një burrë 62 vjeç, e shoqja e tij 58 vjeçe, vajza e tyre 27 dhe partneri i saj 31. Djali 17-vjeçar i çiftit nuk është lënduar. Babai i tij dhe i fejuari i vajzës duket se janë përpjekur të mbrojnë të tjerët nga tërbimi i afganit.
Adoleshenti jetonte në qytetin fqinjë të Ochsenfurt dhe në Gjermani kishte hyrë si minoren i pashoqëruar nga prindërit. Për zyrtarët e sigurisë, është ende shpejt të thuhet nëse agresori ka qenë pjesëtar i ndonjë grupi islamik apo i kishte hyrë së fundi rrugës së vetë-radikalizimit.
Ngjarja tronditëse erdhi vetëm pak ditë pas tmerrit të përjetuar nga banorë e të huaj në qytetin francez të Nice-s, ku një 31-vjeçar tunizian vrau me kamion 84 vetë e plagosi dhjetëra të tjerë.
Top Channel