Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Organet greke të Tatimtaksave, në një operacion të zhvilluar para disa ditësh në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal kanë hyrë në shtëpinë e ish-kreut të kolosit financiar UBS, Christos Sklavounis dhe kanë konfiskuar disa disqe elektronike me arkiva, kompjutera dhe shkresa që ndodheshin atje.
Lajmin e bën të ditur britanikja “Financial Times”, që jep dhe një profil të këtij personi, i njohur në Greqi për postin e shefit të Departamentit të Investimeve të huaja në këtë bankë, por sidomos për vendin që ka zënë menjëherë pas largimit në vitin 2013 deri në mars 2015, në kohën e qeverisjes së koalicionit Samaras-Venizelos, si drejtor i Fondit Financiar të Stabilitetit, një organizëmi i cili posedonte kapitalet për shpëtimin dhe rikapitalizimin e bankave greke në atë periudhë.
S’ka ende një akuzë nga organet greke për zotin Sklavunis, i cili nuk ka pranuar të deklarojë asgjë deri në përfundimin e hetimeve që janë në zhvillim.
Fillimi i hetimeve për ish-bankierin mbështetet tek një bazë të dhënash të degës së kësaj banke në Gjenëve, të cilat i kanë organet gjermane në vitin 2012 dhe ia kanë dorëzuar Athinës, e cila ka zbuluar deri tani të paktën 1.000 evazorë fiskalë.
Ndërkohë, sipas gazetës britanike, po kërkohet të hidhet dritë në rolin e bankës UBS dhe të bankierëve të saj duke kërkuar një akses më të madh në zyrat e saj ne Zyrih, Lugano, Singapor dhe Luksemburg.
Siç ka theksuar zëdhënëjsa e qeverisë, ky hetim tregon se si Athina zyrtare ka marrë përsipër përgjegjësinë për të goditur rreptësisht korrupsionin dhe evazionin fiskal.
Top Channel