Pas njoftimit për rënien e një zjarri në një banesë, policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje, në shtëpinë e shtetases 61-vjeçare T.L. të ndodhur në lagjen “Isa Boletini”, aty ku është konstatuar marrja flakë e bombolës së gazit dhe plagosja me djegie të lehtë e pronares.
Shtetësja e lënduar është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 35 të mëngjesit të ëksaj të diele, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht për shkak të rrjedhjes së gazit. E pranishme në vendngjarje ka qenë edhe një zjarrfikëse, e cila ka mundur fikjen e flakëve të zjarrit, por edhe mbylljen e bombolës pa shkaktuar probleme të mëtejshme.
Top Channel