Hulumtimet, IHS: Territori i ISIS-it vijon të tkurret, sikurse financat

13/07/2016 00:00

Territori i kontrolluar nga ISIS në Siri e Irak është tkurrur, e pohuar kjo disa herë nga raportet në mediet ndërkombëtare, ndërsa një analizë e re tregon se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti rrudhja ka vazhduar me më shumë se 12%.

Sipas firmës konsulente “Information Handling Services” (IHS), sipërfaqja e kalifatit të vetëshpallur ishte zvogëluar në vitin 2015 me 12.800 km, duke u ndalur në 78.000 km katrorë. Këtë 4 korrik, firma llogariti një tkurrje tjetër me 12%, çfarë e çon në 68.300 km katrorë sipërfaqen e territoreve të pushtuara prej grupit të egër xhihadist.

Por telashet e ISIS-it nuk përfundojnë këtu. Të ardhurat e ekstremistëve kanë rënë gjithashtu. Nga 80 milionë dollarë që ishin në mesin e vitit 2015, marsin e sivjetshëm ato mezi kapnin shifrën e 56 milionë dollarëve. Financat e ISIS-it janë dëmtuar nga përpjekjet e koalicionit, por duhet bërë ende më shumë.

“Kontributi i Britanisë duket nën nivelin e atij që duhej të ishte krahasuar me potencialin tonë”, tha kreu i Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Komunëve, John Baron. “Shteti Islamik, – shtoi ai, – lulëzon në shtete të gjunjëzuara nga konfliktet”.

Qeveria irakiane duhet tashmë të demonstrojë se kjo organizatë terroriste nuk duhet dhe nuk mundet të gjenerojë të ardhura nga brenda sistemit financiar irakian. “Gjërat në Bagdad, – vazhdoi Baron, – duhet të jenë transparente për të gjithë”, duke kujtuar edhe një herë se ekzekutivi britanik është në pozitën ta ndihmojë Irakun në zhvillimin e aftësivë të tij për goditjen e financave të ISIS-it.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA