Fluturimet, tjetër incident me “Egypt Air”
08/07/2016 18:50
Një tjetër incident ka ndodhur me një nga avionët e linjës “Egypt Air”. 118 pasagjerë dhe 17 anëtarë te ekuipazhit në bordin e avionit që fluturonte nga Kajro me destinacion final Pekinin, u evakuuan.
Avioni bëri ulje emergjente në Uzbekistan, pas një alarmi për bombë. Menjëherë pas uljes së emergjencës, avioni iu nënshtrua kontrollit dhe forcat e sigurisë nuk gjetën asgjë të dyshimtë në të. Alarmi ishte fals, ndaj edhe udhëtimi drejt Pekinit vijoi normalisht.
Prej rrëzimit të avionit “Airbus A320” në Mesdhe, i cili ende ka mbetur një enigmë, siguria e linjës së fluturimeve “Egypt Air” ka qenë në pikëpyetje.
Top Channel