Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një person është arrestuar pasi kalonte mallra ushqimore kontrabandë, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj dy doganierëve në Kapshticë për mos ushtrim detyre dhe mos kontroll në automjet.
Shtetasi i arrestuar është 48-vjeçari Jorgo Liço, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë, nga grupi i Antikontrabandës i planizuar në afërsi të qytetit të Bilishtit, me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” me targë AA927BH, me një sasi mallrash ushqimore(pastiçerie) të dyshuara si kontrabandë, të cilat nuk ishin deklaruar nga ana e tij, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Në vijim të hetimeve të kryera, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale : “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasve: E.Ç, 37 vjeç, si edhe L.K, 57 vjeç, të dy me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës.
Top Channel