Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën Kandidatja amerikane në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton është marrë në pyetje nga FBI në lidhje me përdorimin e postës elektronike kur ajo ishte sekretare e Shtetit.
Lajmin e ka bërë të ditur stafi i fushatës së zonjës Clinton. Një zëdhënës a thënë se bëhet fjalë për një marrje në pyetje vullnetare.
FBI po e heton zonjën Clinton dhe ndihmësit e saj nëse kanë keqpërdorur informacione të klasifikuara përmes një serveri privat gjatë kohës që ajo ishte në krye të diplomacisë amerikane.
Nga ana e saj, zonja Clinton mohon çdo përdorimin e të dhënave sekrete në email-in e saj privat. Ajo thotë se ka hapur një adresë poste elektronike për motive dobishmërie, sepse ishte më e lehtë të bënte gjithçka nga telefoni i saj tip “Blackberry” sesa me telefonë të tjerë apo tableta.
Sidoqoftë, një hetim i nisur nga Departamenti i Shtetit pas largimit të saj e akuzon ish-zonjën e parë dhe parardhësit e saj në detyrë për keqmenaxhim të postës elektronike.
Aktualisht, Departamenti i Drejtësisë po heton për të përcaktuar nëse akuza përbën apo jo vepër penale.
Top Channel