Turqia sfidon BE-në, nuk ndryshon ligjet antiterror

01/07/2016 11:30

Turqia sfidoi hapur presionin e Bashkimit Evropian për të ndryshuar ligjet e saj antiterror, duke thënë se sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit tregon qartë se qëndrimi i ashpër ndaj këtij fenomeni është rruga e duhur.

Zyrtarë turq që gjenden në Bruksel për bisedimet e radhës për anëtarësim në BE, që zgjat prej dekadash, thanë se unioni ka nevojë më shumë se kurrë për peshën ekonomike dhe gjeopolitike të Turqisë, sidmos pas largimit britanik.

BE-ja përsëriti qëndrimin e njohur se Turqia duhet të ndryshojë ligjet antiterror që sipas Brukselit kufizojnë lirinë e shprehjes dhe lejojnë arrestimin e aktivistëve për të drejtat e njeriut, por Ankaraja nuk dha as edhe një shenjë lëkundjeje në këtë drejtim.
 
“Turqia po lufton sot kundër terrorizmit. Kërkesat e reja ndaj Turqisë do të inkurajojnë terroristët. Prandaj ne nuk mund të bëjmë asnjë ndryshim në ligjet tona antiterror”, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Bashkimi Evropian e ka lidhur ndryshimin e ligjeve turke antiterror me progresin e vendit drejt unionit, por në këtë drejtim nuk është shënuar asnjë progres. Zyrtarë turq thanë se Turqia do të jetë një aset i rëndësishëm për BE-në, por theksuan se Evropa duhet t’ia nisë nga fillimi dhe ka nevojë për një vizion të ri që të përfshijë edhe Turqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA