Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën Gjykata Kushtetuese në Austri ka vendosur këtë mëngjes se balotazhi për zgjedhjet presidenciale, i fituar më 22 maj nga kandidati i të gjelbërve, Alexander Van der Bellen, do të anulohet për shkak të parregullësive të verifikuara në operacionin e numërimit.
Gjykata është shprehur pasi ka ekzaminuar apelin e prezantuar nga partia e ekstremit të djathtë, e kandidatit Norbert Hofer, i mundur nga rivali i tij vetëm me një avantazh të lehtë. Votimi i ri do të mbahet në periudhën mes shtatorit dhe tetorit.
Mbrëmjen e 22 majit, Hofer rezultonte në krye kur mungonte pak nga mbyllja e qendrave të votimit, por rezultati final i dalë nga numërimi i votave i dekretoi fitoren Van der Bellen, me një avantazh prej vetëm 30 mijë votash.
Praktikisht, Van der Bellen u bë presidenti i ri i Austrisë me 50.3 për qind të preferencave kundrejt 49.7 për qind të Hofer. Partia e Lirisë, të cilës Hofer i përket, në këtë pikë vendosi të bënte apel duke pretenduar se në shumicën e 117 rretheve elektorale kishte patur shkelje të ligjit.
Para së gjithash, numërimi i votave me korrespondencë nisi para se funksionarët e Komisionit Elektoral të kishin mbërritur. Ndërsa në raste të tjera, në operacionet e hapjes së kutive kishin marrë pjesë persona të paautorizuar.
Top Channel