Tiranë, sekuestrohen 30 kg kanabis; 3 të arrestuar

29/06/2016 08:30

Policia e Tiranës ka njoftuar se në kuadër të operacionit “Tris” ka sekuestruar 30 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 3 persona.

Në pranga janë vënë 47-vjeçari Ilir Kaja (banues në Tiranë), 32-vjeçari Krasniq Krasniqi (banues në Durrës) dhe 37-vjeçari Juri Muça (banues në Tiranë).
 
Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Oxhakut. Në momentin e konstatimit, shtetasit Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri-tjetri dhe nga automjeti tip “Seat” me targë AA 457 MZ, ndërsa shtetasi Juri Muça po qëndronte disa metra më tutje, duke ruajtur dy shtetasit e tjerë. Në këto momente është bërë ndërhyrja e  menjëhershme si dhe është ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm, i cili ka qenë i parkuar, ku në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një thes brenda të cilit ishin të paketuara 6 thasë të tjerë të mbështjellë me celefon të trashë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA