Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA në Shqipëri dhe vende të zakonshme
Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.
Po ashtu, është bërë e ditur se edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama që ka udhëtuar drejt Turqisë, ka mbërritur mirë.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama kërkoi falje për shqetësimin e krijuar si dhe konfirmoi se të mërkurën do të zhvillohet vizita zyrtare.
“Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka në rregull, nesër vizita zyrtare në Ankara”, shkroi ai.
Top Channel