Krimet e Rënda, 175 vjet burg për “bandën e babagjyshëve”

27/06/2016 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin në total me 175 vjet burg për 6 nga 11 anëtarët e grupit kriminal të njohur si “banda e babagjyshëve”, procesi për të cilin u zhvillua me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, për 5 të pandehurit e tjerë, procesi vijon me gjykim të zakonshëm, thuhet në një njoftim zyrtar të organit të akuzës. Në bazë të hetimit, prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale.

Të gjithë anëtarët akuzohen për veprat penale: “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Hetimi për ta nga prokurorët e Krimeve të Rënda nisi pas disa referimeve të Policisë së Shtetit, që i atribuonin grupit disa ngjarje kriminale të ndodhura në vitet 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Të pandehurit për të cilët është kërkuar dënimi janë:

1. Ilir Kupa, me 35 vjet burgim;
2. Enea Qerushi, me 30 vjet burgim;
3. Hajdar Sefa, me 30 vjet burgim;
4. Mark Shpendi, me 30 vjet burgim;
5. Edmond Selala, me 15 vjet burgim;
6. Agustin Sula, me 35 vjet burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA