Nëntë të plagosur në Londër/ Sulmi me thikë në një tren, dyshohet për terrorizëm Ndasitë mes londinezëve pas referendumit historik të largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian janë të dukshme, pas vendimit që thellon krizën politike të vendit e i lë zyrtarët botërore dhe tregjet financiare të zhytur në pështjellim.
Numri një i fushatës së “Brexit”-it dhe favoriti për t’u kthyer në kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson shkroi në një rubrike të “Daily Telegraph” se Anglia do të vazhdojë të ketë qasje në tregun e përbashkët europian.
Britanikët, – thotë ai në artikull, – duhet të jenë krenarë dhe pozitivë, pasi pasojat negative të shkëputjes do të kapërcehen shpejt. Të tilla komente, në kryeqytetin britanik disa i mirëpriten, të tjerë jo.
“Na pret një rrugë e gjatë përpara. Është vërtet e gjatë, por të paktën e dime se jemi në drejtimin e duhur. E gjithë kjo ideja e bllokut është zbehur me kalimin e viteve. Mund të dukej e mirë në fillim, sidomos për tregtinë. Në fund shkoi përtej marrëveshjeve tregtare e marrëdhënieve të zakonshme dhe arriti një pikë, ku gjithçka ishte shumë e tepruar”, tha Kirsten.
“Nuk jam dakort me Johnsonin. Nuk kemi përse të ndihemi krenarë. Mbase ka ndonjë gjë pozitive në të gjithë këtë situatë, e ndoshta gjërat marrin për mirë më vonë, por ndiej se brezit tonë i është rrëmbyer e ardhmja”, tha Jeremy Hyme.
Procesi dyvjeçar i shkëputjes do të nisë në momentin kur kryeministri do t’i referohet artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës. David Cameron do të largohet nga posti në muajin tetor dhe fillimin e këtij procesi do t’ia lërë në dorë pasardhësit të tij.
Top Channel