Asgjësohen mbi 2 mijë rrënjë kanabis në Krujë
15/06/2016 00:00
Më shumë se 2 mijë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar gjatë ditës së martë në fshatin Cudhi të Krujës.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cudhi, konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies rreth 2 220 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel