Raporti i DASH, Totozani: Pasqyrim realist i situatës së të drejtave të njeriut
14/06/2016 00:00
Për Avokatin e Popullit Igli Totozani raporti i DASH është një pasqyrim realist dhe korrekt i situatës së të drejtave të njeriut.
Një ditë pas publikimit të raportit, z. Totozani garanton se do ta shqyrtojë imtësisht këtë raport, duke e shndërruar në një program pune të pazëvendësueshëm.
“Ky raport është një ndihmë e çmuar dhe e pazëvendësueshme në punën e përditshme të institucionit të Avokatit të Popullit, në mbrojtje të të drejtave të njeriut’, shprehet Avokati.
Top Channel