Nxënës dhe në bagazhin e furgonit, arrestohet 38-vjeçari

14/06/2016 11:00

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shofer furgoni, i cili transportonte nxënës shkolle jashtë kapaciteteve të lejuara, madje, duke i futur dhe në bagazhin e mjetit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Klodian LLaftiu, 38 vjeç. Ai nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar, madje ka tentuar të largohet në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë, por është kapur menjëherë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar se Llaftiu nuk dispononte as leje drejtimi. Ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA