“Ballkoni”, pesë në pranga për drogë

14/06/2016 10:50

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës për kokainë dhe kanabis. Në sajë të operacionit të koduar “Ballkoni” janë sekuestruar dhe 1.9 kg kanabis e 1.6 gr kokainë.

Policia ka arrestuar Igli  Mujo, 21 vjeç, Bledar Hasa, 28 vjeç, Klajdi Demko, 22 vjeç,  Florian Shkëmbi, 22 vjeç dhe Mariol  Kolonjari, 28 vjeç.

Katër prej tyre gjatë kontrollit në një lokal u është gjetur një sasi prej 3.8 gr kanabis, të cilën dyshohet se ia kishin blerë Mariol Kolonjarit.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e këtij të fundit, u gjetën edhe 1.9 kg kanabis, 1.6 gr kokainë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA