Arrestimi i Rroshit, Sollaku: Prokuroria, vetëm informacione policore
14/06/2016 12:25
Ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, aktualisht avokat i ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, ka deklaruar se arrestimi i klientit të tij është bërë mbi prova të pabaza.
“Pretendimet e prokurorisë janë thjesht informacione policore”, ka thënë Sollaku, i cili ka dhënë edhe një argument tjetër.
“Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi nuk detyrohet të deklarojë veprat e kryera jashtë Bashkimit Europian”, ka thënë Sollaku.
Më tej ish-kryeprokurori e ka cilësuar si “ekstreme” masën e sigurisë të dhënë ndaj klientit të tij.
Top Channel