Sarandë, gjendet i pajetë në banesë 30-vjeçari

13/06/2016 12:50

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Sarandës. Burime policore lokale bëjnë të ditur se i ndjeri, i identifikuar me inicialet E.D, është gjetur i pajetë nga vëllai i tij.

Me të marrë lajmin, uniformat blu të qytetit të ekstremit jugor kanë vajtur në vendngjarje, ku dhe kanë bërë mbikëqyrjen e trupit të 30-vjeçarit.

Nga kontrolli i kryer ka rezultuar se i ndjeri nuk ka shenja dhune në trup, por megjithatë do të jetë autopsia ajo që do të japë motivet e sakta të vdekjes së tij, që për momentin dyshohet të jenë shkaqe natyrale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA